Ndërsa Peniani kërcënon me tërheqje nga takimi i 12 Qershorit mes Donald Trump-it e Kim Jong Un-it, Seuli ofrohet të ndërmjetësojë për të zbutur qëndrimet. Koreja e Veriut tha se nuk pranon kërkesat e njëanshme amerikane, për braktisjen e arsenalit bërthamor. Ndërkaq, javën e ardhshme, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë, homologun koreano-jugor, Moon Jae-in.