Bota

SHBA, Alabama ekzekuton vrasësin 83 vjeçar

Shteti i Alabamës ekzekutoi me injeksion një 83-vjeçar të dënuar për vrasje me letër-bombë të një gjykatësi më 1989-n. Ai është i burgosuri më i vjetër i dënuar me vdekje prej viteve ‘70. Walter Leroy u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, në Atmore të Alabamës. Ky rast përbën ekzekutimin e 8 këtë vit në Shtetet e Bashkuara.