Bota

SHBA, Kalifornia mund të ndahet në tre shtete

Kalifornia, Kalifornia e Veriut dhe Kalifornia e Jugut, janë këto emrat e tre shteteve që mund të lindin nga rajoni aktual i “West Coast” në Amerikë. Në nëntor banorët e Golden State do të votojnë për këtë mundësi. Promotori i parë i kësaj iniciative për të ndarë Kaliforninë në tre shtete ishte Tim Draper, miliarderi i Silicon Valley, i cili më parë kishte propozuar për ndarjen në gjashtë Shtete.