Shuhet në moshën 85-vjeçare, Philip Roth, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj amerikanë. Fitues i shumë çmimeve të rëndësishme për Letërsinë, mes tyre, “Pulitzer”, ndërroi jetë pas një problemi në zemër. Mes veprave të tij janë “American Pastoral”, “I Married a Communist” dhe “Portnoy’s Complaint”, të frymëzuara nga jeta e familjeve hebraike, seksi dhe idealet amerikane.