Zv.Presidenti Amerikan, Mike Pence paralajmëron liderin koreano-verior, Kim Jong Un, të mos “mashtrojë” Presidentin Donald Trump, nëse takohen muajin e ardhshëm. Pence tha se “Ka mundësi që edhe Trump-i të largohet nga samiti i 12 Qershorit në Singapor”. Më herët ishte Peniani që reagoi ashpër pas komenteve të Këshilltarit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, i cili foli për “Modelin e Libisë”. Lideri i atëhershëm libian, Muammar Gaddafi pranoi të hiqte dorë nga programi bërthamor, por vite më pas, u vra nga rebelë të mbështetur prej Perëndimit.