Grupe që mbështesin emigrantët organizuan qindra marshime në Shtetet e Bashkuara kundër politikës “zero tolerancë” të administratës Trump. Një koalicion organizatash, u përfshinë në përpjekjet për të koordinuar mbi 600 demonstrata me shpresën se do të tërhiqnin në këtë valë masive tubimesh me qindra mijëra persona. Një mbështetje të fortë ata kanë gjetur sidomos tek nënat që kanë kundërshtuar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit, në kufirin me Meksikën.