Roger Waters është fejuar sërish, duke shënuar kështu herën e pestë që ylli i rokut do të martohet. Një burim thotë se Waters, 77 vjeç, ishte duke darkuar në Hamptons javën e kaluar, kur dëgjuan që ai e prezantoi shoqëruesen e tij tek miqtë, si ‘e fejuara e tij’.

Burimi shton se shoqëruesja e tij është e njëjta grua që u shfaq në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2019, për filmin e tij të koncertit, “Us+Them”. Në 2015 u raportua se Roger ishte ndarë me gruan e tij të katërt, Laurie Durning. Çifti u martuan në 2012 pasi jetuan së bashku për 10 vite.
Divorci prej shumë miliona dollarësh, ishte shumë i hidhur, tha Durning për Waters ndërsa dëshmonte në gjykatë. Artisti deklaroi në atë kohë se marrëdhënia ishte shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Rokeri më pas ishte në një lidhje të shkurtër me autoren dhe aktivisten palestineze, Rula Jebreal.
Një burim tha për mediat në vitin 2016 se:
Mbaroi sa më shpejt që filloi. Ndërsa ranë dakord për shumë çështje, ata nuk mund të gjenin gjuhë të përbashkët për të tjerat. Plus, familjet e tyre nuk u pajtuan me këtë gjë. Ajo gjithashtu ishte martuar më parë me një mik të tij.
Waters gjithashtu ishte martuar me Judith Trim, si dhe aristokraten britanike Lady Carolyne Christie dhe aktoren e “Frankie and Johnny”, Pricilla Phillips.