Bota Botë e Çuditshme

Shfrytëzonte dështimin e aplikacionit, japonezi konsumonte ushqime falas për dy vjet!

Një burrë 38-vjeçar nga Nagoya, Japonia, u arrestua për dyshimin e mashtrimit pasi shfrytëzoi një mangësi në një aplikacion të shpërndarjes së ushqimit për të marrë mbi 1000 porosi falas gjatë dy viteve të fundit. Ai përdorte 124 llogari të regjistruara me emra dhe adresa false, duke përdorur karta parapaguese për të krijuar llogaritë dhe më pas i anulonte ato pas disa ditësh. Kjo e bëri të vështirë për platformën të zbulojë veprimtarinë e tij mashtruese, duke shkaktuar humbje që kalojnë rreth 22 mijë euro.

Ai vendoste porosi në aplikacionin Demae-can dhe zgjidhte shpërndarjen pa kontakt. Pas dorëzimit të ushqimit, ai pretendonte se nuk e kishte marrë porosinë dhe kërkonte një rimbursim. Më 30 korrik, ai krijoi një llogari të re me një emër dhe adresë false dhe mori një rimbursim prej rreth 105 dollarë duke pretenduar se akulloret dhe biftekët e pulës nuk ishin dorëzuar.

Pas kapjes së tij, Higashimoto u shpreh se në fillim provoi këtë mashtrim, por nuk mundi të ndalej pasi përfitoi nga ai. Ky rast çoi në implementimin e një sistemi paralajmërimi në Demae-can për të zbuluar aktivitete të pazakonta dhe për të parandaluar mashtrime të ngjashme në të ardhmen.

Në një kohë kur inflacioni është i lartë dhe çmimet në supermarkete s’duken fare “miqësore”, gratë (apo burrat) që dinë të kursejnë kanë disa zakone të thjeshta që i ndihmojnë të mos dalin nga buxheti. Mund t’i quani “kurnacë”, ama nuk bëhet fjalë për sakrifica ekstreme, por për zgjedhje të vogla e të mençura që me kohën bëjnë diferencën. Më poshtë janë 11 zakone të vogla që ndjekin kursimtarët në supermarket dhe që u kursejnë më shumë lekë se ç’mund ta mendosh.