Japonia në ndeshjen me Holandën tregoi se është një skuadër që duhet mbajtur në konsideratë në këtë edicion të Kupës së Botës. Kombëtarja aziatike la një imazh të mirë në sfidën e saj të pare duke marrë një pikë ndaj Portokallinjve në minutat e fundit të ndeshjes.
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte një moment me protagonist trajnerin e Japonisë, Hajime Moriyasu. Ky i fundit i habiti të gjithë me një strategji që është parë shumë rrallë. Për të komunikuar me futbollistët e tij në mënyrë efektive dhe të shpejtë, Moriyasu vizatoi numra në tabelën e taktikave. Në këtë mënyrë, futbollistët në fushë mund të shihnin dhe me shpejtësi instruksionet që trajneri donte t’iu transmetonte.
Dhe në këtë pikë nuk vonoi shuma dhe filluan të dalin teori për këtë strategji. Ka nga ata që sigurojnë se ai po iu tregonte minutat e mbetura të ndeshjes, ndërsa të tjerë besojnë se ishte një çështje taktike me manovrat ose pozicionimet.
Cilatdo të ishin synimet e Hajime Moriyasu, kjo manovër i dha rezultat. Holanda kaloi dy herë në avantazh, por Japonia në të dyja herët e barazoi rezultatin duke e shënuar golin e barazimit në minutën e 89. Japonia tregoi se nuk është një kombëtare që duhet nënvlerësuar apo për t’u marrë e mirëqenë. Ajo gjithnjë është konkurruese dhe futbolli i saj duket se po evoluon me një ritëm marramendës.
🇯🇵🇳🇱 | El técnico japonés Hajime Moriyasu usó una pizarra con números gigantes para mostrarles a sus jugadores cuánto faltaba ante Países Bajos… y Japón terminó asegurando un valioso empate 2-2. pic.twitter.com/XsgxTZYVXH
— AlertaNewsPlus (@AlertaNewsPlus) June 15, 2026