Autoritetet kufitare të disa vendeve njoftuan se, një sërë emigrantësh nga Azia dhe Afrika kanë përfituar nga Kupa e Botës në Rusi për të tentuar prej andej kalimin në BE. Të paktën 5 persona arritën të kalojnë në Finlandë nga Rusia, të pajisur vetëm me të ashtuquajturat “Fan ID”, ose pasaporta e tifozëve, e cila i jepet shtetasve jorusë kur blejnë bileta për ndeshjet e Botërorit. Personat në fjalë, 3 marokenë, një nigerian dhe një kinez, kanë aplikuar tashmë për azil.