Celebrities Gossip

Shitet në ankand për këtë çmim letra e Mozartit!

Një letër nga kompozitori Wolfgang Amadeus Mozart që nga viti 1783 iu shit në një ankand online një ofertuesi privat evropian për 440,000 euro. Çmimi i shitjes së letrës tejkaloi më shumë se katër herë çmimin fillestar prej 100,000 eurosh, njoftoi Shtëpia e Ankandeve International Autograph Auctions Europe, me seli në Malaga në Spanjën jugore. Shtëpia e ankandeve thekson se ka pasur interes të madh në SHBA dhe Azi.

Një letër nga kompozitori austriak drejtuar botuesit francez Jean-Georges Siebert, e shkruar në gjermanisht, në fakt mendohej se kishte humbur. Më vonë u gjet në arkivat e familjes. Gjithashtu në shitje ishte letra me tetë faqe e John Lennon drejtuar Eric Clapton në vitin 1971, në të cilën ai propozon formimin e një “super bande” të re. Megjithatë, letra nuk u shit. “Ka pasur interes, por nuk ka mjaftuar për ofertë”-ka thënë zëdhënësi i shtëpisë së ankandeve. Çmimi fillestar i letrës ishte midis 80,000 dhe 100,000 euro.

Rikujtojmë se një ngjarje e pazakontë ka vënë në qendër të vëmendjes Festivalin e muzikës së dhomës “Haydn” në Danimarkë. Orkestra simfonike e muzikës së dhomës daneze po përgatitej për të dhënë koncertin e saj më të veçantë në historinë e muzikës simfonike. “Hunting Symphony” një pjesë e kompozuar nga Leopold Mozart, babai i Amadeues Mozart, u soll në variantin e të lehurave të tre qenve. Duke lehur nën ‘komandën’ e dirigjentit dhe të shoqëruar nga orkestra e muzikës së dhomës daneze tre qentë “interpretojnë” këtë pjesë pak të njohur të kompozuar nga babai i Mozart. Në videon që paraqet provat e këtij koncerti qentë duket sikur dëgjojnë të qetë dhe të pa shqetësuar tingujt hyrës të pjesës duke pritur radhën e tyre të ‘interpretimit’.