Aktualitet

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë, pranga 38-vjeçarit!

Rrugorja e Kavajës arrestoi në flagrancë një 38 vjeçar banues në Manzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Një natë më parë, në aksin Peqin-Rrogozhinë, automjeti që drejtohej prej tij përplasi makinën me shofer shtetasin E.K., 25 vjeç, banues në Peqin, i cili humbi jetën.

Një 24 vjeçar që udhëtonte si pasagjer, po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë Durrës për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, nga përplasja e automjetit që drejtonte shtetasi G. F. me automjetin që drejtonte shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin, ka humbur jetën 25-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.