Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës. Takimi nis me ekzekutimin e hymneve kombëtare në Pedonalen “Kole Idromeno”, më pas, anëtarët e kabineteve qeveritare respektive do t’i drejtohen në këmbë, Fototekës Marubi, në mjediset e së cilët pritet të mblidhen. Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer të mbyllura e në axhendë është firmosja e disa marrëveshjeve. Në përfundim, kryeministrat Rama dhe Markoviç do të japin një konferencë shtypi, ndërsa në mesditë është rradha e Forumit të Biznesit Shqipëri-Mal i Zi.