Bota Botë e Çuditshme

Shkrep vetëm në duart e pronarit, del në shitje arma intelegjente!

Pronësia e armëve ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë debati në SHBA nga grupe të ndryshme. Ndërkaq, së fundmi Biofire Tech me bazë në Kolorado ka krijuar zhvillimin më të fundit në armët e personalizuara që mund të gjuhen vetëm nga përdoruesit e verifikuar. Kjo armë inteligjente është mundësuar nga teknologjia e njohjes së fytyrës, opsioni i njëjtë si për telefona. Arma mund të përdoret vetëm nga pronari i saj, deri në pesë persona, duke i përfshirë anëtarët e familjes, të cilët mund të regjistrohen për të përdorur biometriken.

Secili prej këtyre modeleve lejon personalizim, siç është zgjedhja e ngjyrës apo konfigurimi i armës për majtakë. Çmimi i modelit bazë është 1500 dollarë dhe janë dy versione më të shtrenjta dhe kushtojnë 1900 apo edhe 2500 dollarë. Një armë e tillë është shfaqur në tregun amerikan dhe dërgesat do të fillojnë në fund të këtij viti.