Policia greke zbuloi një impiant të plotë të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe arrestoi dy shtetas të huaj, mes tyre një shqiptar. Impianti funksiononte që prej dy vitësh në një banesë në zonën Kalithea të Athinës. Policia sekuestroi 470 fidanë kanabisi që kultivoheshin me metodën e serës. Vlera monetare që do të përfitonin pas kryerjes së gjithë ciklit, vlerësohet rreth 350.000 euro.