Elon Musk, miliarderi eksentrik themelues i Teslas dhe Space X, bëri së fundi publike një plan tejet ambicjoz të vetin, atë të lidhjes së trurit të njeriut direkt me kompjuterin, dhe kjo do të arrihet duke përdorur një cip të vogël fleksibël.
Çipi do ti lejojë trurit të hyjë në bashkëveprim me inteligjencën artificiale. Çipi sipas Musk, do të ndihmojë jo vetëm ruajtjen, por edhe rritjen e kapacitetit të trurit.
Sipërmarrësi i famshëm e krijoi Neuralink me synimin që ti vendosë njerëzit në një nivel me kompjuterin, në mënyrë që ti kundërvihet perceptimit të përgjithshëm se inteligjenca artificiale mund të kthehet në një rrezik për ekzistencën tonë.
Musk shpjegoi se sistemi është duke u testuar tashmë tek majmunët, që kanë arritur të kontrollojnë kompjuterin duke përdorur trurin e tyre.