Aktualitet

Shpërndante kokainë, arrestohet menaxheri i një lokali në Tiranë

Policia arrestoi në flagrancë menaxherin e një lokali, për shpërndarje kokaine. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë dy të rinj. Policia e Tiranës gjeti disa doza kokaine në lokalin e menaxhuar nga 37 vjeçari, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “përshtatja e ambienteve dhe lokaleve për përdorim droge”.