Një shpërthim i madh ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë në Teksas ku deri tani raportohet për dy viktima dhe ambasada shqiptare ka njoftuar se nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë shqiptar të dëmtuar. Ambasada kontaktoi menjëherë me autoritetet dhe komunitetin shqiptar Arberia Houston. Deri më tani, një familje shqiptare është e lokalizuar në afërsi të zonës ku ndodhi shpërthimi dhe ka patur vetëm dëmtime serioze të banesës. Ambasada është në kontakt për vazhdueshëm duke ndjekur situatën.