Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Amber, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo është vënë përballë pyetjeve pikante të Mateo Borrit. Ky i fundit i ka drejtuar Amberit disa pyetje ‘pikante’ në lidhje me dashurinë, ngacmimet dhe planet për një dasmë.
Kur sheh një vajzë me vello nusërie, çfarë mendon? Si e sheh veten në të ardhmen?
Mendoj dy gjëra, mendimi i parë është ‘a është martuar me dashuri apo jo?’ dhe mendimi i dytë është ‘e ka dashur partnerin apo jo?’.
Po për vete çfarë mendon? Kur do e veshësh këtë fustanin? Të shkurtër apo të gjatë?
Unë do preferoja një kostum të bardhë se nuk jam te fustanet e bardha.
Nëse një ditë do të martoheshe, nga kush do e doje medoemos bekimin?
Sigurisht që nga mamaja ime.
Familja mbi të gjitha. Çfarë ka mësuar Amber nga dhimbja?
Që të bëhem më e fortë.