Shqipëria dhe Greqia firmosën pak çaste më parë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave. Akordi, pjesë e negociatave të zhvilluara mes dy vendeve muajt e fundit, u firmos në Athinë nga dy Ministrat për Punët e Jashtme Bushati e Kotzias. Kërkesa e kahershme është me rëndësi, pasi në vendin fqinj ndodhen mijëra shqiptarë emigrantë. Tashmë shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë pa probleme me leje drejtimi shqiptare drejt Greqisë.