Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë sot marrëveshjen për njohjen e patentave. Marrëveshja pritet të nënshkruhet pas disa orëve në Athinë. Njohja e patentave të ndërsjella në dy vendet është arritja e parë konkrete deri tani nga bisedimet Shqipëri-Greqi. Kjo do të bëjë të mundur që një shtetas shqiptar të mund të udhëtojë drejt Greqisë me patentën e marrë në Shqipëri, pa qenë nevoja për dokumentacion apo procedura shtesë.