Sport

Shqipëri – Jordani 4-2! Super Broja, Hoxha dhe Bajrami sjellin përmbysjen!

Shqipëria ka shpartalluar Jordaninë në “Air Albania”, duke fituar miqësoren në shifrat 4-2! Pas një pjese të parë ku bënë gjithçka miqtë, autorë të një goli dhe një autogoli, në pjesën e dytë Broja ka kaluar për herë të parë në avantazh kuqezinjtë, pastaj ishte radha e një supergoli të Hoxhës. Më tej do të shënonte edhe Bajrami!  Miqtë shkurtuan në fund. Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e saj. Dueli u përcoll drejtpërdrejt në DigitAlb.

Sulmi ishte ndryshuar i tëri, me Asanin dhe Hoxën që do të mbulojnë krahët, ndërkohë maja e sulmit i është besuar Mirlind Dakut.

Nga ana tjetër, Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e këtij vendi.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë zvicerani Lukas Fähndrich, i cili do të mbështetet nga dy bashkëkombësit e tij, Jonas Erni dhe Nicolas Müller, ndërkohë gjyqtar i katërt është zgjedhur Juxhin Xhaja.

Shqipëria ishte ndeshur vetëm një herë me Jordaninë, në vitin 2018, një takim i përfunduar pa gola.