Shqipëria është një hap më shumë drejt Bashkimit Europian. Sot u mbajt konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel, që shënoi hapjen e negociatave për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’.
“Shqipëria ka treguar proges të shkëlqyer” tha Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, e cila mban dhe Presidencën e Këshillit të BE, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama falenderoi mbështetjen hungareze për ta sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së dhe shtoi “E gjitha kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e plotë të vendeve anëtare”
Kryeministri pranon se Shqipëria ka shumë punë para, por nënvizoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor do e bënte Bashkimin Europian më të fortë dhe tregon objektivin që ka ndarë me presidencën Hungareze por dhe Komisionin Europian.
“Nuk ka dyshim që një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurtë. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret ne duam të sigurohemi që kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në 2027 dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj decade. Është shumë ambicioze, por e kemi ndarë këtë jo vetëm me presidencën hungarezë dhe komisionin që na ka mbështetur,” tha Rama.
I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka asnjë kapitull apo paragraf të lehtë me BE, ndërsa theksoi edhe njëherë synimin për të hapur të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025.
“Nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm, me një bashkëpunim të ngushtë dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit, ne presim siç e kam thënë që ti hapim grupkapitujt, por në të njëjtën kohë s’po gënjejmë veten se kjo ka për të qenë punë e vështirë dhe ne duhet të përmirësojmë çdo hap.”
Delegecioni
Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një prononcim tha se synohet që brenda viti 2025 të hapen të gjithë kapitujt.
“Duhet të vazhdojmë përpara, dhe ambicia jonë është të hapim më shumë klastera, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me klasterat e hapur”, tha Rama.
Çelja e negociatave për klasterin 6 përfshin dy kapituj:
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme
Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes
Ky pritet të jetë grup-kapitulli që do të mbyllet më shpejt në procesin e negociatave, pasi Shqipëria e ka njësuar plotësisht politikën e jashtme me atë të BE-së, kryesisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.
Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor çeli zyrtarisht , ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.