Aktualitet

Lamallari reagon pas sulmit të Komisariatit: Dhuna u nxit nga dezinformimi i kritikëve gjithollogë dhe delirantëve revolucionarë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur në mesnatë nga disa protestuesve të maskuar në ambientet e komisariatit numër 3.

Krah një videoje, ku shfaqet ajo çfarë ka mbetur pas sulmit vandal, ministri Lamallari shprehet se ky është shembulli i dhunës që është nxitur nga dezinformimet e djeshme në lidhje deklarata të ndryshme që flisnin për dhunë ndaj njërit prej të arrestuarve.

“Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’, por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për rrjetin përplot me profile të hapura rishtazi dhe shumëfishuar nga zyra gjetkë, ndihmuar nga algoritmi dhe shoqëruar në fund me një pjatë të helmatisur simolikash ataviste të një kulture që nuk ka vend në Shqipërinë evropiane. Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare #Shqipëria2030 dhe asgjë nuk na ndal”, shkruan ministri Lamallari.