Film & Tv

Shqipëria pjesë e “Squid Game”?

Sezoni i dytë i “Squid Game”, një nga serialet më të shikuara dhe të diskutuar në botë, ka arritur të shkaktojë një tjetër valë reagimesh në rrjetet sociale, ashtu si edhe sezoni i parë.

Ky sezon është shoqëruar me ngjarje dramatike dhe një dinamikë të tillë që mbajti shikuesit të tensionuar deri në fund të secilit episod, më së shumti me episodin e fundit i cili i ka lënë të gjithë fansat tepër të emocionuar dhe kurioz për sezonin e tretë që do të lancohet në vitin 2025 në Netflix.

Një nga momentet më të përfolura nga ndjekësit shqiptarë ka qenë shfaqja e flamurit të Shqipërisë në një nga skenat e serialit, bëhet fjalë për episodin 4, “Six Legs”.

Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve në rrjetet sociale, të cilët e kanë konsideruar këtë si një lidhje emocionuese dhe të papritur me kulturën shqiptare, duke shpërndarë masivisht momentin.

Mes shumë flamujve të tjerë, është dukur qartë edhe flamuri kuqezi, një simbol i njohur i vendit tonë. Një moment i tillë ka bërë që seriali të fitojë një lidhje interesante me kulturat e ndryshme, duke dëshmuar ndikimin global të “Squid Game”, i cili vazhdon të dominojë ekranet dhe të mbajë shikuesit të fiksuar.