Bota

Shtëpia e Bardhë lavdëron bisedimet tregtare me Kinën

Shtëpia e Bardhë tha se janë shënuar përparime sa i përket marrëveshjes tregtare me Kinën gjatë “diskutimeve konstruktive” të zhvilluara këtë javë në Pekin. Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte konfirmuar se bisedimet me Kinën po shkojnë mirë, por nuk kishte dhënë më shumë detaje. Lufta tregtare ndërmjet dy superfuqive ka tronditur tregjet globale dhe ka rritur frikën se mund të ngadalësojë ekonominë në mbarë botën.