Bota

Shtetet e BE-së dakordohen rreth deklaratës së Samitit të Sofjes

Përfaqësuesit e 28 shteteve të BE kanë rënë dakord me tekstin e deklaratës së përbashkët që do të miratohet në samitin e Sofjes të enjten. Spanja dhe disa shtete të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ranë dakord me tekstin e kësaj deklarate. Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas mbërritjes në Sofje të Bullgarisë do t’i organizohet edhe një pritje zyrtare nga homologu bullgar Boyko Borisov.