Policia britanike po heton për 3 akuza të tjera për ngacmim seksual nga aktori hollivudian, Kevin Spacey. Denoncimet e reja e çojnë në 6 numrin e akuzave, ku më të fundit pretendohet të kenë ndodhur në vitet ’96, 2008 e 2013. Aktori 58-vjeçar, fitues i çmimit “Oscar”, është akuzuar për të tilla ngacmime seksuale nga mbi 30 meshkuj në Amerikë e tashmë dhe në Britani.