Bota

Shtohen telashet për Maduron, 14 shtete tërheqin ambasadorët

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro po përballet me pakënaqësi ndërkombëtare pasi siguroi një tjetër mandat 6-vjeçar në krye të shtetit,  pavarësisht bojkotit të Opozitës. Në shenjë proteste, 14 shtete, përfshirë Argjentinën, Brazilin e Kanadanë kërkuan largimin e ambasadorëve të tyre nga Karakasi. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara vunë sanksione të reja ekonomike.