Për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut.
Gjatë orëve të mesditës e deri pasdite, në relievet malore në lindje e në zonën e jugut, reshjet e shiut shfaqen afatshkurtra dhe me intensitet të ulët ndërsa në mënyrë të izoluar, në formën e shtrëngatave. Era fryn me drejtim verilindje- veriperëndim e me shpejtësi mesatare 12 m/s. Në lugina dhe bregdet, fiton shpejtësi 22 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 6 deri 23°C
Në zonat e ulëta 7 deri 26°C
Dhe në bregdet 11 deri 26°C