Celebrities Film & Tv

Si duket kasti i aktorëve të “Squid Game” në jetën reale…

Seriali korean “Squid Game” është kthyer menjëherë në një fenomen global. Ky serial koreano-jugor na ka mbërthyer në komplotin e tij suspensues, kinematografinë magjepsëse dhe natyrisht me një kastë aktorësh shumë të ndryshëm, por po aq magjepsës në të njëjtën kohë.

A jeni kurioz të njihni njerëzit e vërtetë që qëndrojnë pas këtyre personazheve?! Për disa do të habiteni vërtet nga kontrasti mes aktorit dhe personazhit që luanin. Njihuni me ta:

1. Lee Jung-jae/Seong Gi-hun

2. HoYeon Jung/Kang Sae-byeok

3. Park Hae-soo/Cho Sang-woo

4. Wi Ha-Joon/Hwang Jun-ho

5. Lee Byung-hun/Front man

6. Heo Sung-tae/Jang Deok-su

7. Kim Joo-Ryoung/Han Mi-nyeo

8. Anupam Tripathi/Ali Abdul

9. Lee Yoo-mi/Ji-yeong

10. Gong Yoo/Salesman

“Squid Game” është duke u komentuar gjithandej dhe së fundmi po përflitet edhe për realizimin e një video-lojë me përmbajtje të njëjtë. Netflix vuri në dukje mundësinë e bërjes së një video-lojë Squid Game, pasi kjo shtëpi prodhimi po përhap ngadalë tentakulat e saj edhe në këtë sektor, me një plan për të bërë lojëra bazuar në arritjet ajo zotëron.

“Squid Game” është kthyer në serialin më të suksesshëm të momentit në ‘Netflix’, madje së fundmi ka dalë edhe vlera e fitimit, gjeneruar që prej ditës së transmetimit. Deri në momentin që flasim, ky serial ka fituar mbi 900 milionë dollarë.

Kjo shifër ka dalë në media nga zyrat e ‘Netflix’, por nuk është konfirmuar nga kompania e njohur. Nga ana tjetër, vlera e shpenzuar për realizimin e serialit mësohet se është vetëm 21.3 milionë dollarë, mesatarisht 2.4 milionë për episod.