Celebrities Film & Tv

Seriali “Squid Game”, tanimë edhe si një video-lojë!

Seriali i njohur korean “Squid Game” është duke u komentuar gjithandej dhe së fundmi po përflitet edhe për realizimin e një video-lojë me përmbajtje të njëjtë. Netflix vuri në dukje mundësinë e bërjes së një video-lojë Squid Game, pasi kjo shtëpi prodhimi po përhap ngadalë tentakulat e saj edhe në këtë sektor, me një plan për të bërë lojëra bazuar në arritjet ajo zotëron.

Ideja për një video-lojë Squid Game është duke u shqyrtuar aktualisht, por nuk janë ndarë detaje të tjera për mundësitë e krijimit të saj. Lojërat Battle Royale të këtij formati, si ajo e parë në Squid Game, janë mjaft aktuale për momentin, kështu që popullariteti do të ishte i garantuar nëse Netflix vendos ta bëjë atë. Ne na mbetet të presim!

Rikujtojmë, se shfaqja e Netflix u shfaq për herë të parë në mbarë botën në shërbimin e transmetimit në shtator të këtij viti dhe shumë shpejt bëri ‘xhiron’ e botës. Brenda javës së parë të lançimit, “Squid Game” u cilësua si seriali më i ndjekur i Netflix. Seriali tërhoqi mbi 111 milion shikues brenda 28 ditëve të para të publikimit, duke tejkaluar serialin më të ndjekur të rrjetit në atë kohë, “Bridgerton”.

Ndërkaq, së fundmi aktori më i moshuar në serialin ‘hit’ që mbante numrin 001 në rol, ka shprehur se si ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit. O Yeong-su u shfaq në një episod të serialit “MBC’s How Do You Play?” dhe sipas një interviste të dhënë për Soompi ai ka refuzuar disa oferta për t’u shfaqur në reklama.

Vlen të theksojmë se ky serial ka ndikuar që shkollat t’iu kërkojnë prindërve të monitorojnë atë që fëmijët e tyre po shikojnë mes frikës së imitimit të personazheve të serialit. Së fundmi kanë folur dhe disa ekspertë në lidhje me këtë. Sipas Dr. Sandra Wheatley, një psikologe sociale e specializuar në prindërim, prindërit mund t’i mësojnë fëmijët e tyre të jenë ngacmues duke i lënë ata të shikojnë lojërat shumë të dhunshme të “Squid Game”.