Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.
Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Por veç debateve, ka patur edhe raporte të afërta mes banorëve. I tillë ishte ai mes Diolës dhe Nitës. Pas eleminimit të Diolës mbrëmjen e djeshme, vetëm pak minuta më parë, Nita tregon se çfarë i mungon prej saj.
Për pjesën e lojës, nuk mendoj që më mungon shumë Diola. Ajo në shumë situata nuk ka dashur të përfshihet. Unë mendoj që dalja e Diolës ka qenë vendimi i saj. E kam parë në shumë momente që ka patur situata që mund t’i shfrytëzonte, por ajo ka patur gjithnjë mendimin se çfarë ndodh jashtë apo ka menduar karrierën që ka aty jashtë. Ajo e ka ruajtur identitetin që ka patur jashtë. Ka qenë lidhja më shumë emocionale sesa aleate në lojë.