Lifestyle

Si të mbajmë larg mizat gjatë verës në mënyrë natyrale?

Me ardhjen e ditëve të ngrohta, mizat rikthehen fuqishëm në ambientet e brendshme, duke u kthyer në një bezdi të përditshme dhe një kërcënim për higjienën. Të tërhequra nga nxehtësia dhe ushqimi, ato shpesh e shohin shtëpinë si vendin ideal për të qëndruar dhe për të lënë vezët.

Përveç shqetësimit që shkaktojnë, mjekët paralajmërojnë se mizat janë bartëse të rreth 65 sëmundjeve të ndryshme, përfshirë mikrobe dhe baktere që mund të prekin seriozisht shëndetin e familjarëve.

Por ka një mënyrë të thjeshtë dhe natyrale për t’i mbajtur larg, pa pasur nevojë për spërkatje kimike apo pajisje të shtrenjta.

Glen Peskett, një ekspert britanik i punimeve praktike (DIY) nga kompania Saxton Blades, sugjeron një metodë krejt natyrale dhe të lirë: përdorimin e kastravecit.

Shumë njerëz përdorin produkte kimike për të larguar mizat, por një zgjidhje e thjeshtë si kastraveci mund të jetë shumë efektive. Këto insekte nuk e durojnë aromën e tij, sidomos kur është më i hidhur,”

Si ta përdorni kastravecin për të larguar mizat?

– Pritni kastravecin në copa të vogla;

– Vendosini ato pranë dritareve, hyrjeve të shtëpisë dhe afër koshave të plehrave – zonat më të preferuara nga mizat;

– Ndërroni copat çdo disa ditë për të ruajtur efektin maksimal.

Kjo metodë është ekonomike, e sigurt për fëmijët dhe kafshët shtëpiake, dhe nuk përmban asnjë përbërës të dëmshëm.

Ndërsa vera afrohet dhe rreziku nga mizat rritet, kjo zgjidhje natyrale mund të jetë aleati juaj më i mirë për të mbajtur shtëpinë të pastër dhe të qetë.