Food & Drink Health & Beauty

Si t’i thoni lamtumirë gripit për 24 orë…

Gripi mund të largohet për 24 orë. Nutricionistja Sara Flauer shpjegon se brokoli ndikon në simptomat e gripit. Ajo thekson që brokoli është plot vitaminë K, vitaminë C,krom dhe thartirë folike, që të gjitha ndikojnë në mënyrë të favorshme ndaj simptomave. Këto vitamina të njohura janë ndihmë e jashtëzakonshme në luftën kundër infeksioneve, prandaj në shenjat e para të ftohjes është mirë të shtohet marrja e tyre, duke ngrënë më shumë fruta të thata, limona, portokaj mandarina, papaja, brokoli dhe speca të kuq, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen nga inflamacioni.

Është me rëndësi, gjithashtu, edhe të merren mjaft lëngje, në mënyrë që të “shpërthejnë” mbylljen e fytit, mirëpo duhet shmangur pijet e ëmbëlsuara dhe të qumështit, të cilat, për shkak të përmbajtjes së lartë të materieve jargëzore, mund të përkeqësojnë gjendjen. Prandaj është më mirë të pihen çaj ose uj. Edhe krahas motit të ftohtë, rekomandohet të kaloni një kohë jashtë në shëtitje apo në ushtrime. Gjatë muajve të dimrit mungon vitamina D, e domosdoshme për imunitetin dhe kundër virusit. Prandaj, gjatë vjeshtës dhe dimrit është e nevojshme të dalim në rreze të diellit së paku 15 minuta në ditë.

Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, një nga problemet më të zakonshme shëndetësore janë infeksionet e bajameve dhe të fytit, të cilat prekin kryesisht fëmijët, por gjithashtu nuk përjashtojnë as të rriturit. Këto infeksione shpesh shkaktohen nga bakteret që ndodhen në ushqime, ajër të ndotur apo ekspozim ndaj të ftohtit. Bakteret më të zakonshme që shkaktojnë infeksionet e bajameve janë streptokoku, stafilokoku, myku dhe disa lloje të virozave. Simptomat e zakonshme përfshijnë dhimbje në fyt, vështirësi në gëlltitje, ethe, fryrje të gjendrave limfatike dhe skuqje të bajameve, shpesh me njolla të bardha. Të rriturit dhe fëmijët mund të përjetojnë gjithashtu dhimbje veshit dhe erë të keqe të gojës.