Bota

Siguria në kufij, BE trefishon buxhetin e saj

BE do të vendosë një trupë prej 10 mijë rojash në patrullimin e kufijve të saj tokësorë dhe detarë. Kjo do të bëjë që blloku të trefishojë deri në 5 miliardë euro në vit, shpenzimet për vënien në shënjestër të emigracionit. Ndërtimi i infrastrukturës së re në kufi, përfshirë skanera, sisteme automatike të njohjes së targave të automjeteve dhe laboratorë të lëvizshëm për analiza, do të jetë prioritet bashkë me patrullimet me qen të trajnuar.