Një ditë pas dhunës në kufirin mes Gazës dhe Izraelit, sot mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Ushtria izraelite vrau të paktën 58 palestinezë e plagosi mijëra të tjerë. Protesta e tyre i parapriu ceremonisë së inaugurimit të Ambasadës Amerikane në Jeruzalem, që me vendim të Presidentit Trump njihet si kryeqyteti i ri i Izraelit. Këshilli i Sigurimit do të diskutojë një dokument të paraqitur nga Kuvajti ku kërkohet hetim transparent dhe i pavarur për vrasjet.