Mbetet i lartë tensioni në Lindjen e Mesme, përgjatë barrierës mbrojtëse mes Gazës dhe Izraelit. Në përleshjet e një ditë më parë, që i paraprinë ceremonisë së hapjes së Ambasadës Amerikane në Jeruzalem, ushtria izraelite vrau 59 palestinezë, mes tyre një foshnje 8 muajshe. Të plagosurit janë rreth 2 mijë e 800. Qyteti i Jeruzalemit pretendohet dhe nga palestinezët, ndërsa vendimi i Presidentit Amerikan, Trump për ta njohur si kryeqytet të Izraelit shkaktoi zemërim.