Sport

Sjellje raciste e tifozëve, UEFA ndëshkon klubin e njohur europian!

UEFA ka vendosur masa disiplinore ndaj Atlético Madrid pas sjelljeve raciste të tifozëve gjatë humbjes 4-0 kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e zhvilluar në Londër në tetor të këtij viti.

LEXO EDHE: Plas “lufta” në Spanjë, Laporta shpërthen ndaj Realit të Madridit: Janë favorizuar gjithmonë nga arbitrat, Barça është e ndershme

Klubi spanjoll u akuzua për gjeste, imitime dhe përshëndetje naziste, të cilat bien ndesh me rregulloren e UEFA-s për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese. Incidentet rikthyen në vëmendje një seri rastesh të ngjashme të tifozëve madrilenë, përfshirë ofendimet e lëshuara më herët ndaj sulmuesit të Real Madridit, Vinícius Júnior.

Disiplina e UEFA-s vendosi të:  

Gjobisë Atlético Madridin me 30,000 euro,

Të ndalojë shitjen e biletave për një ndeshje evropiane jashtë fushe, me pezullim për një periudhë prove njëvjeçare.

Kjo do të thotë se masa për ndalimin e biletave nuk do të hyjë në fuqi nëse tifozët e klubit nuk përsërisin incidente të ngjashme brenda 12 muajve.

LEXO EDHE: I ati trajner, aktivizon të birin, historia e veçantë e Robin van Persie në ndeshjen Feynoord-Celtic!

Përveç kësaj, UEFA vendosi edhe një gjobë 10,000 euro për hedhjen e objekteve, një sanksion i menjëhershëm dhe jo i pezulluar.

Vendimi i UEFA-s përfshin sinjalin e qartë se sjelljet raciste nuk tolerohen në kompeticionet evropiane. Atlético Madrid, i cili ka qenë në qendër të kritikave për disa episode të tilla nga tifozët e tij, rrezikon sanksione të ashpra nëse përsëriten incidente gjatë periudhës së provës.