Gjykata e Elbasanit la në burg 2 nga 3 pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të arrestuar për korrupsion. Trupa gjykuese dha arrest me burg për Albert Riskën 55 vjeç, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, arrest me burg 60 ditë për Elvira Lumin, 54 vjeçe shefe e Departamentit të Gazetarisë dhe arrest shtëpie për Erjola Caljan, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik. Në arrest me burg u lanë edhe sekserët Petrit Kodra, e Marius Calja.