Superiorja do të rikthehet këtë javë për të luajtur javën e 20-të të saj. Pas pushimit që nga 22 dhjetori, klubet e elitës së futbollit shqiptar do të masin forcat këtë të premte dhe të shtunë.
Fillimisht të premten, më 10 janar, do të luhen në orën 13:30 dy sfida. Egnatia pret Laçin, ndërsa Bylisi përballet me Dinamon në Ballsh.
Ora 17:00 i është rezervuar Klasikes së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. E shtuna do të mbyllë më pas javën e 20-të.
Në të njëjtën orë, 17:00, Elbasani pret Teutën dhe Partizani sfidon Skënderbeun.