Sport

FSHF-ja miraton datat e nisjes së sezonit 2026-2027, Superiorja starton më 22 gusht!

Në mbledhjen e fundit të 23 qershorit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, miratoi datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2026-2027.

Kampionati “Abissnet Superiore” pritet që të ngrejë siparin të shtunën 22 gushtit dhe të përfundojë më 9 maj 2027. Kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të fillojë më 5 shtator 2026 e të përfundojë më 2 maj 2027.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më 27 dhjetor 2026. Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin më 16 shtator 2026 dhe do të ulë siparin me finalen më 12 maj 2027. Kampionati i vajzave është planifikuar të nisë më 19 shtator e të përfundojë më 2 maj 2027.

Datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2026-2027:

Kampionati “Abissnet Superiore” të fillojë më datë 22.08.2026 dhe të mbarojë në datën 09.05.2027

Kampionati “Kategoria e Parë” të fillojë më datë 05.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027

Superkupa e Shqipërisë të luhet më 27.12.2026

Kupa e Shqipërisë të fillojë më datë 16.09.2026 dhe të mbarojë në datën 12.05.2027

Kampionati “Kategoria e Dytë” të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 25.04.2027

Kampionati “Kategoria e Tretë” të fillojë më datë 11.10.2026 dhe të mbarojë në datën 18.04.2027

Kampionati i vajzave të fillojë më datë 19.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027

Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-19, U-18 dhe U-17 të fillojë më datë 06.09.2026 dhe të mbarojë në datën 09.05.2027

Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-16 dhe U-15 të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027

Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-19 dhe U-17 të fillojë më datë 13.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027

Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-16 dhe U-15 dhe U-14 të fillojë më datë 04.10.2026 dhe të mbarojë në datën 01.05.2027

Kampionati “Kategoria Superiore Elitë” për moshat U-14 dhe U-13 të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 15.05.2027.