Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë. Low ka thënë se pas humbjes nga Franca duhet ta ndryshojnë situatën për mirë.
Ne duhet të jemi më të mprehtë në sulm nëse duam të mposhtim një ekip si Portugalia, duke vazhduar rrugën tonë për në “Euro 2020”. Ne kemi ambicie dhe një vendosmëri shembullore, ne e dimë se përkundër disfatës kundër Francës, ne mund të kthejmë gjithçka dhe ta ndryshojmë situatën. Sidoqoftë, duhet të jemi më konkretë kur sulmojmë, vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të fitojmë sot dhe në ndeshjet e ardhshme.

Ai u nda pastaj te yjet portugezë Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes, duke thënë fjalë të mira për dyshen.
CR7 gjithmonë bën diferencën, edhe Bruno Fernandes është një lojtar që po luan shumë mirë. Sidoqoftë, ne jemi një kolektiv i thurur mirë, në të cilin lojtari më i rëndësishëm është grupi. Ne jemi gati.

Rikujtojmë, se spektakli në Kampionatin Evropian “Euro 2020” vazhdon edhe ditën e sotme dhe me këto tri ndeshje përfundon edhe xhiro e dytë e fazës së grupeve në këtë evropian.