Shqipëria dhe Kosova sot mbajnë mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve. 130 deputetë, përfshirë kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti, mblidhen në Kuvendin e Kosovës në orën 11:00. 60 ligjvënës do të jenë nga vendi ynë. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, që mbahet në Prishtinë është “nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare”. Mbledhja e fundit mes dy parlamenteve ka qenë në nëntor 2022, kur shënohej 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Agjenda:
Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Fatmir Mediu Anëtar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Mbyllja e Punimeve
Tradita e mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Tiranës dhe të Prishtinës nisi që më 2014-ën kur dy qeveritë u takuan në Prizren. Në atë kohë, qeveria e Kosovës drejtohej nga Hashim Thaçi. Një tjetër mbledhje e përbashkët u mbajt pak më vonë në Tiranë, më 23 mars 2015 me moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”. Takimi i fundit mes qeverive Rama e Kurti është mbajtur më 2022-shin. Dy vendet nënshkruan 19 marrëveshje të përbashkëta, që rregullonin sektorë të ndryshëm.