Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën pushuesi nga Kosova

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë–Milot. Rreth orës 04:30, një kamion i drejtuar nga shtetasi A. M. është përplasur me një autoveturë, e cila drejtohej nga një qytetar nga Kosova, K. B.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit, shtetasi K. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy pasagjerët e autoveturës, respektivisht motra (F. B.) dhe djali (F. B.) i viktimës.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.