Në orën 17:00, sot nisin të luhen ndeshjet e Javës së 34-rt të Kategorisë Superiore. Skënderbeu përballet me Teutën që kërkon qëndrimin në Superligë. Në Gjirokastër, Luftëtari pret Kukësin, i cili synon të konsolidojë vendin e tij në zonën europiane. Sfidat e tjera janë: Kamza-Flamurtari, Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Lushnja.