Federata Europiane e Peshëngritjes vendosi që Spanjës t’i refuzohej organizimi i Kampionatit Europian për garuesit deri në 23-vjeç, pasi nuk u lejua hyrja në vend e peshëngritësve të përfaqësueses së Kosovës. Për shkak se Madridi nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk iu përgjigj letrës së Federatës Europiane ku kërkohej t’u lejohet hyrja garuesve kosovarë në Spanjë. Sipas të gjitha gjasave, Kampionati Evropian i Peshëngritjes U23 do të zhvillohet në Poloni nga data 24 dëri më 31 Tetor të këtij viti.