Bota

Spanjë, 4 trafikantë shqiptarë kapen me 86 kg kokainë

Të paktën katër persona u arrestuan në Malaga të Spanjës, pasi u kapën me 86 kg kokainë në një automjet. Të arrestuarit, me origjinë shqiptare, ishin në bordin e dy automjeteve, njëra përdorej për të paralajmëruar praninë e policisë, ndërsa e dyta, transportonte drogën. Aksioni për kapjen e tyre u zhvillua disa ditë më parë, gjatë kontrolleve për parandalimin e krimit në Benalmadena. Gjithashtu u sekuestruan edhe 1900 euro dhe 8 telefona celularë.