Ligji “Puigdemont” do të anulohet. I votuar javën e kaluar nga maxhoranca “pro pavarësisë” e Parlamantit Katalanas, legalizonte zgjedhjen nga largësia të një presidenti të rajonit rebel spanjoll. Por qeveria në Madrid i bëri rekurs formal ligjit në Gjykatën Kushtetuese, e cila më herët i vuri veton, duke moslejuar zgjedhjen president nga distanca të Carles Puigdemont. Ky i fundit ka bërë kërkesë për azil në Belgjikë, ndërsa Spanja kërkon ta arrestojë.