Bota

Spanjë, vila 600 mijë euroshe trondit udhëheqësit e “Podemos”

Një vilë 600 mijë euroshe lëkundi nga themelet lidershipin e forcës së tretë më të madhe politike të Spanjës. Kreu i “Podemos”, Pablo Iglesias, dhe partnerja e tij, Irene Montero, kryetare e grupit parlamentar të partisë, janë detyruar të kërkojnë mbajtjen e një votimi të brendshëm për t’iu përgjigjur ankesave pas blerjes së godinës. Transaksioni tërhoqi vëmendje, pasi “Podemos” e ka trumpetuar me të madhe origjinën e saj nga klasa punëtore. Iglesias dhe Montero pretendojnë se kanë marrë një kredi 30-vjeçare për supervilën.